Ky është lojtari më i mirë i sezonit në La Liga
Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit 2023/24 në La Liga.
Bellingham pati një sezon fantastik debutues te Reali, pas transferimit të tij verën e kaluar nga Borussia Dortmundi.
Bellingham regjistroi plot 19 gola dhe gjashtë asistime në sezonin e tij të parë me Realin në kampionatin spanjoll.