Marrëveshja për Qeveri punë e kryer? Të shtunën në Kuvend pritet të votohen ministrat e ri

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:51

Marrëveshja për Qeveri punë e kryer? Të shtunën në Kuvend pritet të votohen ministrat e ri

Negociatat për ndarjen e resorëve mes VMRO-së dhe VLEN-it ende po vazhdojnë, ndërsa TV21 tashmë ka mësuar jozyrtarisht disa pjesë të marrëveshjes së dy koalicioneve.

Kryetari i LD Izet Mexhiti pritet që të drejtojë Ministrinë e Ekologjisë, ndërsa kryetari i ASh-së Arben Taravari me Shëndetësinë. VLEN-it do t’i takojë edhe dikasteri i Ekonomisë, ndërsa flitet se më të do të udhëhe1 Besr Durmishi. VLEN-it do t’i takojë edhe Ministria për Eurointegrime, për Qeverisje të mirë dhe ajo e Punës dhe politikës sociale, gjë për të cilën ende nuk dihet definitivisht. Deputeti i VLEN Rijad Shaqiri dha konfirmim për Ministrinë për Qeverisje të mirë dhe atë të Shëndetësisë.

“Me vetë faktin që ne e kemi marr si obligim që të udhëheqim me dikasterin e qeverisjes për mirëqenie në një farë forme domethënë luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne kemi si postulat kryesor zhvillimin ekonomik dhe kushte më të mira për çdo qytetarë.

Flitet se do të merrni Ministrinë e Shëndetësisë, a do të udhëheq më të Taravari?

Emrat e përvetshëm ende nuk janë diskutuar por nëse vjen si propozim që të jetë z. Taravari ministër ai ka qenë ministër më herët dhe ka dhënë dëshmi se atë ministri e ka menaxhuar në mënyrë të jashtzakonshme”, tha Rijad Shaqiri – deputet nga VLEN.

Pjese e Qeverisë pritet të jetë edhe partia ZANM. Kryetari i saj Maksim Dimitrievski, tha se për ta më me rëndësi është realizmi i programit që e kanë premtuar se sa pozitat ministrore.

“Nuk jemi marr vesh për zgjedhje të kuadrove, ende po flasim mbi platformat. Për ne në plan të dytë janë ndarja e qeverisë dhe pozicionet ministrore dhe ajo që përfshinë përgjgegjësinë e qeverisë, ndërsa në plan të parë është e gjithë ajo që e kemi premtuar në periudhën parazgjedhore para qytetarëve”, deklaroi Maksim Dimitrievski – kryetar i ZNAM.

Ndryshe Qeveria e re pritet të votohet ditën e shtunë.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:51