Paralajmërohet rrymë më e lirë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:30

Paralajmërohet rrymë më e lirë

Amvisëritë mund të fitojnë energji elektrike më të lirë, si rezultat i bumit të vazhdueshëm të investimeve në centrale fotovoltaike thonë nga Komisioni Rregullator

Analizat përkatëse do të tregojnë se a është e mundur zgjatja e tarifës së lirë të energjisë elektrike edhe për një orë, në mënyrë që qytetarët të mund të përdorin çdo ditë energjinë elektrike më të lirë në periudhën nga ora 13 deri në 16:00, në vend se prej ora 13:00 deri në ora 15:00 siç është tani. Një mundësi të tillë e kanë paralajmëruar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Tarifa më e lirë ditore e energjisë elektrike u rikthye më 1 dhjetor, ndërsa vlerësimet janë se një familje me konsum mesatar të energjisë elektrike në këtë mënyrë mund të kursejë rreth 1000 denarë në muaj.

Numri një i këtij institucion, Marko Bislimovski thotë se rritja e tarifës së lirë po bëhet me qëllim që të shfrytëzohet çmimi i lirë i energjisë elektrike në ato periudha.”Njëherësh, me atë sinjal që dërgojmë në EEM dhe EVN Home, qëtë blejnë energji elektrike në ato periudha, veçanërisht EVN Home, ne do të sigurojmë një çmim më të ulët të energjisë elektrike që është shumë e mundur që të na mundësojë ulje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë”, thotë Bislimoski.

ULJE E IMPORTIT, BUM FOTOVOLTAIK

Sipas tij, amvisëritë mund të fitojnë energji elektrike më të lirë, si rezultat i bumit të vazhdueshëm të investimeve në centrale fotovoltaike, që ndikon në uljen e ndjeshme të importit të energjisë elektrike. Thënë ndryshe në dy vjet e gjysmë ka investime të reja në prodhimin e energjisë në vend afër 640 megavat, që është sa Termocentrali i Manastirit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se duke filluar nga viti 2010, kur të tre agregatët u modernizuan, kjo e ngriti fuqinë në 233 Megavat orë. Me këtë, fuqia totale e TEC Manastir është 700 Megavat orë. I gjithë ky potencial në Termocentralin e Manastirit mundëson pjesëmarrjen mbi 70 për qind të këtij termocentrali në prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike në sistemin elektroenergjetik të vendit.

Vetëm në katër muajt e parë të vitit, janë lëshuar licenca për fotovoltaikë të rinj me një kapacitet total të instaluar prej afro 88 megavat.

Nga ky bum investimesh mund të furnizohen më shumë se 204 mijë familje me konsum mesatar të energjisë elektrike. “Në përgjithësi, i gjithë ky cikël pozitiv investimi i shkaktuar nga kriza energjetike na solli përqindjen më të ulët historikisht të importit të energjisë elektrike nga 30 në 2.75 për qind. Përfitimet konkrete pritet të jenë drejt çmimit të energjisë elektrike, por edhe drejt vëllimit të tarifës së lirë. Për momentin po bëhen analiza nëse kjo pasqyrë pozitivee investimit energjetik mund të ndikohet drejt një ore shtesë energjie të lirë, sepse përvoja ka treguar që qytetarët e rritën konsumin me 18 për qind pikërisht në këtë interval, që është dy herë më i lirë se çmimin e rregullt. Jemi duke bërë përpjekje që nëse analizat janë pozitive të mund ta realizojmë këtë orë shtesë kur të ketë rritje të konsumit”, thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Nga ana tjetër, për afër një muaj, Komisioni Rregullator duhet të miratojë çmimin e ri të energjisë elektrike që do të sqarojë edhe dilemat e uljes apo jo të çmimit të rrymës.

HESAPET E ÇMIMIT TË RI

Gjithashtu pritet të shikohet se çilat do të jenë kërkesat e kompanive energjetike lidhur me shtrenjtimin eventual të rrymës , duke iu referuar kostove të tyre të prodhimit dhe harxhimeve tjera. Në çmim do të ndikojë edhe çmimin i rrymës së prodhuar në vend, si dhe çmimi i rrymës në bursën e Budapestit si bursë referente.Në favor të prodhimtarisë së energjisë nga burimet e rinovueshme e në vend është edhe rregullorja nga muaji mars e këtij viti, që lejon centralet diellore të instalojnë bateri për të ruajtur energjinë elektrike.Bateritë janë një segment i rëndësishëm në prodhimin e energjisë elektrike nga centralet diellore, sepse ato prodhojnë në periudha të ditës kur ka diell, dhe në ato periudha çmimet në bursa shpesh janë më të ulëta për shkak të ofertës së lartë dhe kërkesës së ulët, dhe energjia elektrike që ata prodhojnë nuk mund të konsumohet plotësisht.

Kështu, energjia elektrike është e pakthyeshme dhe me bateritë do të mund të ruhet dhe më pas të përdoret në periudhat kur nuk ka diell dhe kur duhet dhe të shitet me çmim më të volitshëm.

Pra qershori do të sjellë edhe çmimin e ri të rrymës që do të shohim se sa do të jetë. Edhe pse vitin e kaluar Komisioni Rregullator i Energjisë njoftoi se nga ky vit, në vend dy herë, çmimi i ri i energjisë elektrike do të aplikohet vetëm një herë, deri në fund të nëntorit, për shkak të zgjedhjes së furnizuesit të ri Universal, çmimi duhet të vendosetpërsëri në fund të qershorit. Megjithatë, Enti Rregullator bëri të ditur se kjo nuk do të zbatohet për tarifën e rrjetit, që si çmim do të korrigjohet në nëntor. Familjet do të paguajnë për këtë në mënyrë proporcionale deri në fund të vitit. Komisioni rregullator do të vendosë për çmimin e ri për tarifën e rrjetit në muajin dhjetor.

Ndryshe, kohë më parë, Qeveria vendosi që EVN HOME të vazhdojë të furnizojë amvisëritë me energji elektrike edhe për pesë vitet e ardhshme. Edhe marzhi i fitimit ka rënë dhe është 9.9 për qind ose 1.6 për qind më i ulët se ai aktual. Megjithatë, mbetet të shihet se sa do të ndikojë ky parametër në uljen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët. Cili do të jetë çmimi përfundimtar, siç ka ndodhur deri më tani, më së shumti do të varet nga çmimi me të cilin ElektroEkonomia do t’ia shesë energjinë elektrike EVN HOME. Këtë vit, EEM ka obligim që EVN HOME t’i ofrojë 40 për qind të nevojave për energji elektrike, por për 60 për qind të mbetura mund të kontaktohen kompanitë tjera me çmim më të ulët.

Edhe pse deri më tani, përveç termocentraleve në tenderin e EVN-së për sigurimin e sasive të energjisë elektrike, mund të thirreshin edhe kompani të tjera, kjo nuk ndodhi, sepse një përqindje më e madhe e energjisë elektrike vinte nga EEM dhe me çmime më të ulëta se çmimet e tregut. Por kësaj radhe nga rregullatori presin më shumë kompani, sepse këtë e lejojnë kushtet.Me këto kushte mund të ketë edhe ofertues të tjerë, duke marrë parasysh se kemi periudha kur mund të ketë çmim më të ulët se ai i EEM dhe ndoshta në muajt e verës kur ekziston prodhimtari më e madhe nga fotovoltaiket dhe çmimet në bursë janë më të ulëta , ndonjë tregtar i energjisë elektrike edhe mund të ofroj një çmim të ulët.

Sipas rregullave të reja që janë futur në fund të vitit të kaluar, përllogaritjen e çmimit të energjisë elektrike e bën EVN-HOME, por para se të publikohet ai duhet të kontrollohet nga Komisioni Rregullator. (koha.mk)

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:30