Real Madridi kërkon talentin e “Djajve të Kuq”, si zëvëndësim për Modriçin

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:48

Real Madridi kërkon talentin e “Djajve të Kuq”, si zëvëndësim për Modriçin

“Fantazisti” anglez i mesfushës, Kobie Mainoo është padyshim, një ndër “diamantët” e “Djajve” të Man. Junajtedit, me talentin 18-vjeçar, i cili po shkëlqen këtë sezon, nën drejtimin e teknikut, Erik ten Hag, mirëpo nuk pritet të mbesë gjatë nën urdhërat e tij.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, presidenti i “Gallaktikëve”, të Real Madridit, Florentino Perez është vënë pas tij, me shpresën për të zëvendësuar siç duhet një prej “legjendave” të klubit, Luka Modrid e Toni Kroos, teksa pritet që anglezi t’i bashkohet “yjeve”, si Jude Bellingham, Eduardo Kamavinga, Aurelian Tçouameni e Federiko Valverde, në mesfushën e “Los Blankos”.

Negociata ende nuk kanë nisur mes klubeve, por pritet që Sir Xhimi Ratklif, mos ta lërë “diamantin” e tij të shkojë, teksa deri më tani këtë sezon, Mainoo ka zbritur plot 35 herë, në fushë për “Djajtë” e United, dy prej këtyre paraqitjeve në Ligën e Kampionëve, teksa ka arritur të regjistrojë në total, 5 gola, tre në Premier Ligë e dy të tjerë, në FA Cup, ndërsa ka asistuar edhe 3 rrjeta të tjera.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:48