Shqetësuese në Ohër, ulet numri i të vaksinuarve me HPV

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:33 Përditësuar

Shqetësuese në Ohër, ulet numri i të vaksinuarve me HPV

Vaksinimi me vaksinën HPV në rajonin e Ohrit është në nivel alarmant të ulët dhe është ndërmjet 25 dhe 26%. Mjekët paralajmërojnë se kjo është arsyeja e rritjes së numrit të personave që vuajnë nga kanceri i mitrës. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër thonë se është dukuri shqetësuese.

“Në fillim kur filluam me imunizimin, gjinekologët më të moshuar ishin kundër vaksinimit. Vlerësonin se vaksina nuk i përmban ato lloje që janë të pranishme në Maqedoni. Tani gjinekologët më të rinj po përpiqen, por prindërit po i shmangin dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës është vaksinimi”, deklaroi Jovanka Koroveshoska – Qendra e shëndetit publik- Ohër.

Për dallim nga Ohri, në Strugë vaksinimi kundër HPV është më shumë se 90%, thotë Koroveshoska. Është mirë që vaksina të merret në moshën 12 deri në 14 vjeç. Ajo thotë se vaksina ofron mbrojtje shumë më të mirë sesa kalimi i infektimit me virusin HPV. Në nivel shtetëror, vetëm 57% e kanë pranuar vaksinën në fjalë.

“Mund të ketë qenë gabim që në fillim kur u miratua vaksina kundër HPV-së, kur kërkuam pëlqimin e çdo prindi për të vaksinuar fëmijën dhe ishte hera e parë që kemi kërkuar pëlqimin për ndonjë vaksinë. Dhe ishte pak e çuditshme për prindin prandaj hezitonin”, tha Jovanka Koroveshoska – Qendra e shëndetit publik- Ohër.

“Karcinomi i qafës së mitrës është tumori malinj më i zakonshëm i traktit gjenital. Ndodh më shpesh te femrat e moshës 35 deri në 50 vjeç, edhe pse nuk është e rrallë te femrat më të reja. Është më e zakonshme tek femrat në kulmin e fuqisë së tyre, kur ato janë më produktive për shoqërinë dhe familjen”, njoftojnë nga Instituti i shëndetit publik.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:33 Përditësuar