Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 21:18

Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona

Analistit politik Visar Ademi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se Maqedonia si shtet nuk ka fuqi as edhe forcë për të qenë ekstremiste apo shoviniste tek grupi ndëretnik.

Visar Ademi tha se fatkeqësisht në 20 vitet e kaluara kemi patur kuadro të cilët më tepër janë marrë me llogarinë e tyre bankare dhe fuqizimin e tyre si individë se sa që janë marrë me të drejtat e shqiptarëve.

“Dhe këto maqedonasi, që ka qenë në qeveri duke patur monopolin e qeverisë i ka përdorur për tu treguar nacionalist. Se ti nëse do kesh kuadro cilësore më beso se as VMRO as LSDM dhe as edhe ne nuk kemi kapacitet ta diskriminojmë dikë në baza etnike”, tha Visar Ademi.

Visar Ademi tha se LSDM ka humbur për shkak punëve të vet dhe jo për shkak të shqiptarëve.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 21:18