Çiljeta tregon planin e saj nëse fiton “Ferma VIP”

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 20:45

Çiljeta tregon planin e saj nëse fiton “Ferma VIP”

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme pjesëmarrësit e “Ferma VIP” janë pyetur se çfarë do të bënin nëse do të fitonin çmimin e madh.

Mes tyre, kësaj pyetjeje i është përgjigjur edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila ka zbuluar planin e saj nëse do të fitonte 100 mijë euro. Siç u shpreh ajo, këto para do t’i shpenzonte për të birin si detyrim ndaj tij.

“Ndër vite i kisha mbledhur Fernandos gjithë lekët që i sillte babai i vetë… çdo muaj. Sapo u bëra gati të bëja një investim për djalin, ndodhi që mami im u sëmurë dhe u shpenzuan të gjitha. Kështu që kam një detyrim ndaj djalit tim për t’ia zëvendësuar lekët,”-tha Çiljeta.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 20:45