Deputetja Imeri – Stafai: Krahasimi mes 27 Prillit 2017 dhe 29 Majit 2024!

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 14:17

Deputetja Imeri – Stafai: Krahasimi mes 27 Prillit 2017 dhe 29 Majit 2024!

 Saranda Imeri Stafai, depuete e koalicionit VLEN

Nga kjo distancë kohore, duket qartë që BDI çdo punë e ka bërë me skenar me qëllim që punët e tyre të duken madhore, madje duke e rrezikuar edhe jetën e njërit prej partnerëve të koalicionit të tyre. Atë kohë skandali u orkestrua mes BDI-së dhe VMRO-së së Gruevskit, ndërsa sot po kjo BDI “patriote”, braktis seancën dhe nuk e votoi propozimin që Afrim Gashi të jetë kryeparlamentar.

Kujtojmë që të revoltuarit e seancës ishin vetëm deputetët e Levicës ultranacionaliste dhe deputetët e Frontit Evropian.

Afrim Gashi u zgjodh në formë paqësore dhe qytetare, pa asnjë incident dhe pa shumë rrahje gjoksi se ja çfarë bëjmë ne, me një mbështetje prej 76 kuvendarëve të cilët ishin pro propozimit që Gashi të jetë kryeparlamentar.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 14:17