Labi sjellin ripërpunimin e këngës “Kujt i paske ngja”

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 20:41 Përditësuar

Labi sjellin ripërpunimin e këngës “Kujt i paske ngja”

Labinot Tahiri, një ndër zërat më popullorë të skenës muzikore shqiptare, ka zgjedhur të frymëzojë nostalgjinë e fansave teksa sjell një interpretim të freskët dhe modern të njërit prej hiteve të tij ikonike.

Me titullin “Kujt i paske ngja”, ky bashkëpunim unik me Ledri Vulën, Lumi B-në, si dhe me mjeshtërinë e Dj Pm dhe Dj Dagz, ka sjellë në jetë një version tjetër që premton të pushtojë listat e këngëve më të dëgjuara.

Përpunimi i ri i kësaj kënge mbështetet në një fusion të stileve dhe ritmeve, duke ofruar një eksperiencë të re tashmë të njohur për publikun.

Rifreskimi i kësaj melodije të dashur ka arritur të krijojë një miksim që tërheq vëmendjen dhe të jep dëshirën të dëgjosh përsëri dhe përsëri.

Ky version i ri mund të gjeni për dëgjim në linkun që gjejmë më poshtë, dhe pa dyshim që do të jetë një shtesë e mirë në playlistën tuaj të preferuar. 

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 20:41 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media