Hansi Flik ka firmosur, gati prezantimi si trajneri i ri i Barcelonës

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:48

Hansi Flik ka firmosur, gati prezantimi si trajneri i ri i Barcelonës

Pas një të marte plot tension, pritet që këtë të mërkurë, më 29 maj, të inaugurohet një “skenë” e re te Barça. Gjermani Hansi Flik do të shpallet zyrtarisht si trajneri i ri i Barçës, pasi presidenti i klubit të mbyllë përfundimisht largimin e Çavi Hernández.

Sezoni zyrtar i klubit blaugrana përfundoi të dielën, me fitoren e parëndësishme në “Sánchez-Pizhuán”, pasi vendi i dytë në La Liga ishte siguruar tashmë. Në klubin katalanas tashmë po punojnë 100% mbi planifikimin sportiv për sezonin e ardhshëm. Tani e tutje, Hansi Flik do të punojë së bashku me Deko de Souza, drejtorin sportiv, për të ndërtuar skuadrën e re.

Sipas “AS”, Çavi Hernández ka refuzuar një propozim për të qenë trajner i kombëtares së Koresë së Jugut. Në derën e trajnerit katalanas kanë trokitur edhe Ajaksi, Man. Junajted e Milani. Ideja e tij, siç është shprehur në disa raste, është të bëjë një pushim dhe më pas të vlerësojë opsionet që ka për të vazhduar të stërvisë diku tjetër.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:48