Kacarska: Më kanë shkelmuar në plazh në Greqi pas shpalljes së vendimit për Gruevskin

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 21:58 Përditësuar

Kacarska: Më kanë shkelmuar në plazh në Greqi pas shpalljes së vendimit për Gruevskin

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, sonte në një intervistë për Telma ka bërë të ditur se përpos kërcënimeve të fundit për të cilat opinioni ka qenë në dijeni, ajo është sulmuar edhe fizikisht në vitet e kaluara, siç tha ajo në plazh në Greqi gjatë periudhës kur ajo e gjykoi çështjen për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, përcjell FLAKA.

“Në periudhën kur kam gjykuar rastin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, kur kam shpallur aktgjykimin, pas disa ditësh kam shkuar me një javë pushim në Greqi me shoqen time. Aty jam sulmuar fizikisht në plazh, më kanë goditur me shkelma në këmbë, në zonën e kyçit të këmbës. Kisha një ënjtje të madhe, kisha një mavijosje dhe me atë këmbë u ktheva në Shkup”, tha Kacarska.

E pyetur nëse e ka denoncuar në polici atje, Kacarska tha se nuk e ka denoncuar sepse mendon se është rast i izoluar, por se ka ndërprerë pushimet dhe të nesërmen është kthyer në Shkup.

“Gjatë asaj periudhe kam marrë sigurinë pas një vlerësimi të mëparshëm të sigurisë, natyrisht pa kërkesën time. Në atë kohë ndodhi edhe një ngjarje në Gjykatën Penale, në zyrën time. Unë kam pasur sigurinë që atëherë. Përndryshe, nuk ndihem e sigurt sepse kjo ndodh gjatë gjithë kohës”, tha Kacarska.

Ajo tha se ka pasur raste që dikush ka vrapuar drejt saj me qëllim që ta sulmojë fizikisht, por siç thotë ajo, kur e kanë parë sigurimin, personi është tërhequr dhe ka ikur. Kacarska thotë se nuk ka njohuri se kush qëndron pas këtyre sulmeve dhe shton se çfarëdo që të thotë do të ishte spekulim.

Dy rastet e fundit, kur gjeti një krevat të improvizuar dhe një thikë kuzhine të mbërthyer pranë garazhit të saj, ku parkonte automjetin e saj privat, por edhe kur një burrë e kërcënoi verbaisht në një qendër tregtare, Kacarska thotë se janë të raportuara si raste.

“Për këto dy ngjarjet e fundit po raportoj për herë të parë tani dhe nuk kam raportuar për atë që ka ndodhur më parë, edhe pse disa ngjarje nga sigurimi janë raportuar verbalisht tek autoritetet e tyre”, tha ajo.

E pyetur nëse është dhënë arsye në kërcënimet e deritanishme, Kacarska tha se kërcënimet janë sharje, fyerje, ka pasur fjalë në kuptimin “do ta shihni kë keni provuar”. Në lidhje me dy rastet e fundit që i raportuan, Kacarska thotë se ishte e befasuar nga reagimet e disa juristëve që u postuan në Facebook.

“Dëgjoj që disa jursitë thonë se ky nuk është kërcënim që ka ndodhur, prandaj i referohen nenit 144, paragrafi 1, se rasti është dashur të zgjidhet me padi private. Më habit fakti që avokatët thonë se, së pari nuk bëhet fjalë për paragrafin 1 por për paragrafin 4, ka ndryshime në Kodin Penal”, shtoi ajo.

Këtë muaj Kacarska raportoi një rast ku gjeti një krevat të improvizuar dhe një thikë kuzhine të mbërthyer pranë garazhit të saj, ku parkonte automjetin e saj privat. Tri ditë më vonë, në afërsi të një qendre tregtare në qendër të Shkupit, një pesëdhjetë e shtatë vjeçar e ka kërcënuar verbalisht me fjalët “do të përgjigjesh, do të përgjigjesh tmerrësisht”, pas së cilës ka ndërhyrë sigurimi i saj. Kacarska ka marrë kërcënime edhe në rrjetet sociale, ndaj të cilave nuk ka reaguar deri në incidentin në garazhin e saj. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 21:58 Përditësuar