Kasami: Po finalizohet marrëveshja për ministrat dhe zv/ministrat

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 14:10

Kasami: Po finalizohet marrëveshja për ministrat dhe zv/ministrat

Bilall Kasami nga VLEN tha se po finalizohet marrëveshja me VMRO-DPMNE-në për pozitat e ministrive dhe zv/ministrive, përcjell TV21.

“Jemi në finalizim të marrëveshjes edhe sa i përket eshalonit të parë dhe të dytë, në fakt të ministrave dhe zëvendës ministrave, por nuk mund të japë emra dhe pozicione për shkak se kemi organe të partisë”, tha mes tjerash Kasami.

Ndërkohë, i pyetur nëse do të jetë ministër i Shëndetësisë, lideri i ASH-së Arben Taravari tha se do të vendosë në ditët në vijim nëse do ta pranojë postin e ministrit të shëndetësisë.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 14:10