Këshilli i Prokurorëve rekomandon Ixhet Memetin të mos shkojë në punë derisa të përfundojë hetimi

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:21

Këshilli i Prokurorëve rekomandon Ixhet Memetin të mos shkojë në punë derisa të përfundojë hetimi

Këshilli i Prokurorëve Publik ka diskutuar sot për procedurën ndaj anëtarit Ixhet Memeti, i cili dyshohet se ka marrë ryshfet për ndikim të kundërligjshëm. Sipas anëtarëve të Këshillit, Memeti nuk duhet të marrë pjesë në punët dhe vendimet e Këshillit për sa koha zgjat hetimi. Ndërsa, gjatë diskutimit të sotshëm, sqaruan se ata nuk kanë mjete ligjore për ta shkarkuar Memetin.

Anëtarja e Këshillit, Keti Petkova, tha se Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë nuk e parasheh mundësinë e largimit nga vendi i punës derisa procedura penale është në hetim e sipër.

Keti Petkova

“Nga ky aspekt, duart tona si Këshill janë të lidhura për të hequr ndikimin e anëtarët në çdo mënyrë. Edhe pse nuk kemi mundësi ligjore të veprojmë me atë dispozitë që do të ishte më e logjikshme, nuk duhet të heshtim dhe të mos themi dobësitë e konstatuara pasi të veprohet në këtë çështje”.

Sipas saj, procedura e hapur penale dhe bastisja e kryer në Këshill ndikon drjetpërdrejtë në integritetin e Këshillit si institucion dhe mbi ta si anëtarë.

Edhe anëtari Antonio Jolevski u pajtua me kolegët e tij dhe rekomandoi që Memeti të mos marrë pjesë në punën e Këshillit.

Antonio Jolevski

“Ia lëmë ndërgjegjës dhe moralit të anëtarit të Këshiilit nëse do të marrë pjesë. Unë do të rekomandoja, veçanërisht në rastin e zgjedhjeve dhe shkarkiit, të mos marrë pjesë, sepse pikërisht në ato situata do të vihet në pykpyetje besueshmëria, që një anëtar i Këshillit të marrë pjesë në ato zjedhje,  për të cilën është duke u zhvilluar procedurë në prokurorinë kompetente”.

Kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrieska , tha se Këshilli do ta përcjellë rrjedhën e procedurës penale dhe sipas rezultatit të saj do të veprojë sipas ligjit. Ajo sqaroi se procedura për shkarkim është e paraparë, por kjo procedurë duhet të fillojë me kërkesë të arsyetuar që duhet ta paraqesin sëpaku 20 prokurorë publik dhe një e treta e anëtarëve të Këshillit, kjo këkres duhet të mbështetet me prova konkrete. Ndërsa shtoi se Këshilli nuk mund t’ia ndalojë Memetit pjesmarrjen në seancat, sipas saj kjo mund të ndodh vetëm nëse ka nja vendim të tillë nga Gjykata.

Memeti është i dyshuari i dytë në hetimin për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm në të cilin është i përfshirë edhe gjykatësi suprem Nake Georgiev. Dy të dyshuarit janë pjesë e hetimeve të hapuara nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupisonit.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:21