Liga e Kampioneve “pushton” botën, finalja do ndiqet nga 450 milionë shikues!

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:45

Liga e Kampioneve “pushton” botën, finalja do ndiqet nga 450 milionë shikues!

UEFA pret që audienca për finalen e madhe të Londrës, më 1 qershor, të arrijë në 450 milionë shikues në mbarë botën. Takimi parashikohet të shihet në më shumë se 200 vende të botës. Për finalen e “Uembli”-t do të jenë rreth 570 përfaqësues të mediave. Prej tyre, 320 do të jenë në tribunën e shtypit dhe 153 do të jenë fotografë në fushë.

Kjo do të jetë finalja e tetë që do të luhet në “Uembli”, me një kapacitet prej 90,000 spektatorësh. Këto tetë finale evropiane janë një rekord dhe e treta në Ligën e Kampionëve në formatin aktual. Një prej tyre ishte ai që Dortmundi humbi kundër Bajernit. Për kuriozitet, Reali nuk ka luajtur kurrë një finale në Londër.

Kupa e famshme, është 73.5 centimetra e lartë dhe peshon 7.5 kilogramë. Ajo u projektua dhe u krijua në Bernë nga Jurg Shtadelman dhe ai kaloi 340 orë për ta finalizuar trofeun e lakmuar. Trofeu aktual është versioni i pestë i origjinalit dhe skuadra fituese do të marrë 40 medalje për lojtarët dhe stafin teknik.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:45