Rodrigo i pari mund të largohet me ardhjen e Kilian Mbape-s

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:50

Rodrigo i pari mund të largohet me ardhjen e Kilian Mbape-s

Rodrigo Goesh është emri më i lakuar që mund të largohet nga Reali i Madridi për shkak të ardhjes së mundshme të Kilian Mbape-s. Në një intervistë të fundit, braziliani sikur ka shfaqur shenja lëkundjeje. Ai e di fare mirë se me Bellingam, Vinicius e Mbape të paprekshëm, ai do të jetë lojtari i sakrifikuar në sulm, pavarësisht besimit të madh që Ançeloti ka te ai.

“DAZN” intervistoi Rodrigon dhe aty, braziliani e la në ajër vazhdimësinë e tij në Madrid dhe madje në një moment foli në kohën e shkuar, sikur të kishte menduar tashmë largimin e tij.

I pyetur nëse e do Madridin përgjithmonë, Rodrigo u përgjigj: “Po, mirë…”, duke shtuar “gjithçka mund të ndodhë. Unë kam një kontratë këtu, por nuk e di. Vitet që kam qenë këtu kanë qenë një kënaqësi për mua”, habiti braziliani, duke folur në të kaluarën.

Kur u pyet të mos i nervozonte tifozët e Realit, ai u përgjigj, “Jo, jo. Gjithmonë kam thënë që dua të jem në këtë klub, por le të shohim, se çfarë do të rezervojë e ardhmja”.

Në fakt, që para mbylljes së sezonit, emri i sulmuesit brazilian ka qarkulluar dendur në merkato, me disa klube në Premier Ligë – Liverpuli në “pole position”, që janë gati t’i ofrojnë një vend nëse ai vendos të largohet nga Madridi. Por, pas fjalëve të dala nga intervista e sulmuesit ka ardhur reagimi i agjentit të tij. Përfaqësuesi ligjor i lojtarit ka reaguar menjëherë për të gjitha zërat për largimin e Rodrigos nga Madridi.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:50