Sa shpesh duhet t’i ndërroni të brendshmet? Përgjigjen e ka dhënë një dermatolog

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:56

Sa shpesh duhet t’i ndërroni të brendshmet? Përgjigjen e ka dhënë një dermatolog

Shumë njerëz nuk i ndërrojnë mjaftueshëm të brendshmet, gjë që mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore. Dermatologia Anya Methil thotë: “Në situatat kur aktiviteti ynë i përditshëm është minimal dhe nuk kemi djersitur, është e pranueshme që të ndërrojmë të brendshmet çdo dy ditë”. Ajo ka shtuar gjithashtu se të brendshmet e meshkujve janë pak më të relaksuara, si boksierët e gjerë, ndaj mundësojnë pak më shumë kohë veshjeje, shkruan “Daily Mail”.

Një studim i qershorit të Newsweek me 1500 të rritur zbuloi se 47% e tyre nuk veshin kurrë të brendshme për më shumë se një ditë. Por rreth 37% e të rinjve të moshës 20 deri në 30 vjeç pranuan se ndonjëherë veshin të brendshme për më shumë se 24 orë, që është periudha më e gjatë në mesin e të gjitha grupmoshave të anketuara.

“Nëse veshin të brendshme të pista për një kohë të gjatë, burrat dhe gratë janë në rrezik të acarimit të lëkurës, skuqjeve, infeksioneve të majave ose përkeqësimit të kushteve ekzistuese, të tilla si psoriasis ose ekzema”, paralajmëron Sarah Roberts, eksperte e kujdesit të lëkurës.

Gratë duhet të ndryshojnë rrobat disa herë në ditë

Megjithatë, doktoresha Anya thotë se ka situata kur të brendshmet duhet të ndërrohen më shpesh. Gratë që kanë perioda të rënda ose sekrecione vaginale duhet të konsiderojnë ndërrimin e brekëve disa herë në ditë për të parandaluar zhvillimin e infeksioneve. Sa shpesh duhen ndërruar të brendshmet varet nga stina, për shkak të djersitjes. Në verë, kur është vapë, këshillohet që të ndërroni të brendshmet disa herë në ditë, ndërsa në ditët e ftohta mjafton një herë.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:56