Sapo dërgon djalin në kopësht, dalin pamjet e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 22:33

Sapo dërgon djalin në kopësht, dalin pamjet e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi

Mëngjesin e sotëm është dhunuar me mjete të forta avokati Sokol Mëngjesi.

Ai u sulmua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo kishte çuar djalin në kopësht.

Dhunuesit e avokatit ishin të veshur me rroba të zeza dhe mbanin kapele në kokë, ndërsa është publikuar edhe video ku avokati është dhunuar brutalisht. 

Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë autorët e dyshuar që kanë dhunuar avokatin Sokol Mëngjesit. 

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 22:33