Shaqiri: 130 mijë votues do ta mbrojnë të drejtën e tyre në çdo mënyrë, në çdo formë! 

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 14:07

Shaqiri: 130 mijë votues do ta mbrojnë të drejtën e tyre në çdo mënyrë, në çdo formë! 

Jeton Shaqiri nga Fronti Europian thotë se ende nuk janë dorëzuar dhe se nuk pranon se ky koalicion do të kalojë në opozitë. Shaqiri në Daily Click në TV21 tha se po presin veprimet e Mickoskit pas marrjes së mandatit.

“Ne presim dorëzimin e mandatit, presim atë që do të duhet pas dorëzimit të mandatit. Dimë edhe historinë që ka ndodhur në vitin 2006. Por një gjë duhet ta garantoj, ata mbi 130 mijë votues të Frontit Europian do të mbrojnë të drejtën e tyre në çdo mënyrë, në çdo formë. Duhet kryetarja e shtetit ta dorëzojë mandatin, dhe secili në atë periudhë kohore që e merr mandatin, prapë komform ligjit, ka të drejtën që të negociojë të gjithë, por përvoja e ka treguar, por mbi të gjitha edhe marrëveshja e majit, mandatari duhet të marrë përfaqësuesin që ka fituar më shumë te komuniteti tjetër, pas marrjes së mandatit, do të shohim se cilin veprim do ta bëjë”, tha mes tjerash Shaqiri.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 14:07