Taki Fiti: Buxheti shtetëror është në gjendje të mjerueshme

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:23

Taki Fiti: Buxheti shtetëror është në gjendje të mjerueshme

Përshpejtimi i rritjes dhe zhvillimit ekonomik, vazhdimi i procesit të integrimit europian dhe lufta kundër korrupsionit janë tre prioritetet kryesore ku qeveria e re duhet të fokusohet, deklaroi akademiku Taki Fiti. Për sa i përket inflacionit ai tha se politika monetare dhe  fiskale duhet të jenë të kordinuara. Ai theksoi se në shtet kemi probleme me deficite të mëdha buxhetore për shkak të krizës, shpenzime të mëdha, rritje të pagës mesatare dhe minimale jashtë lëvizjeve të produktivitetit, varësi të lartë nga importi dhe inflacion më të lartë në krahasim me vendet e rajonit.

TAKI FITI, AKADEMIK

“Nuk mund të mbajmë stabilitet të lartë çmimesh makroekonomike dhe financiare pa një politikë fiskale të disiplinuar. Qeveria e re duhet të kujdeset për këtë. Prioriteti i saj duhet të jetë, së pari, përshpejtimi i rritjes dhe zhvillimit ekonomik, së dyti, vazhdimi i procesit të integrimit europian dhe së treti, lufta kundër korrupsionit”.

Sipas Taki Fitit buxheti është në një situatë të vështirë.

TAKI FITI, AKADEMIK

“Ne kemi një borxh të lartë, duhet hapur një front i gjerë për të luftuar ekonominë gri. Ekziston një potencial i madh për të rritur të ardhurat buxhetore në mënyrë që qeveria të menaxhojë më lehtë politikën fiskale dhe kjo mund të lehtësojë koordinimin me politikën monetare”.

Akademiku rekomandoi që Këshilli Fiskal të kontrollojë se si shpenzohen mjetet buxhetore, nëse dhe deri në çfarë mase respektohen rregullat bazë buxhetore , borxhi të mos jetë më I lartë se 60%, deficitet buxhetore të reduktohen në dy deri në tre %, në pesë deri në gjashtë vitet e ardhëshme duhet të arrijmë nivelin normal të borxhit, theksoi ai.

/SHENJA/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 19:23