Taravari e Kasami presin që Fronti Europian të jetë opozitë konstruktive

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 14:03

Taravari e Kasami presin që Fronti Europian të jetë opozitë konstruktive

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot para mediave ka kritikuar veprimet e Frontin Europian të cilët dje u larguan nga salla para se të votohej për kryetarin e Kuvendit. Kasami me këtë rast tha se tha se veprimi i tyre ishte i turpshëm dhe kërkoi që Fronti Europian të luajë një rol konstruktiv në opozitë.

“Për mua ka qenë e papritur. Fatkeqësisht opozita e ardhshme që në fillim tregoi qasjen e saj në zhvillimet të cilat do të ndodhin në Maqedoninë e Veriut. Është një turp të cilët ata nuk duhej ta bëjnë”, tha Kasami.

Edhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN thotë se beson që BDI-ja do të jetë një opozitë konstruktive dhe do të bëjë një tranzicion paqësor të pushtetit. Në një intervistë për Kanal 5, Taravari tha se nuk pret probleme në këtë drejtim.

Sakaq, në lidhje me përfaqësimin legjitim të shqiptarëve në Qeveri, Kasami tha se, Ali Ahmeti po të ishte kujdesur për interesat e shqiptarëve do të gjente ndonjë zgjidhje ligjore, jo më larg si në Kosovë ku serbët me kushtetutë e kanë të mbrojtur përfaqësimin e tyre në qeveri.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 14:03