VMRO-DPMNE: Krenar Lloga të mos veprojë si mbrojtës i gjoja pavarësisë së institucioneve të drejtësisë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 21:47

VMRO-DPMNE: Krenar Lloga të mos veprojë si mbrojtës i gjoja pavarësisë së institucioneve të drejtësisë

“Kur Krenar Lloga dëshiron të veprojë si mbrojtës i gjoja pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, është mirë të shpjegojë se mbi cilin nga dy për qind besimin në drejtësi e mbështet këtë përfundim?

Pse nuk u shqetësua Lloga kur e gjithë BDI dhe Zajazi i Ahmetit u inkorporua në sistemin gjyqësor të vendit?

Islam Abazi, njeriu i parë i krimit të organizuar, Burim Sejdini, kryetar i Gjykatës Administrative dhe Ali Ahmeti, kryetar i integristëve, kanë lindur në fshatin Zajaz i Kërçovës.

Kryetarët e gjykatave themelore në Tetovë dhe Kërçovë, Hasan Asani dhe Amdije Zenku, janë ish-zyrtarë dhe aktivistë të BDI-së. Në Gjykatën e Lartë është edhe Shpend Devaja, bashkëshorti i ish-kryetares së Tetovës, Teuta Arifi.

Dobrilla Kacarska u bë gjyqtare kushtetuese pasi përfundoi punën e saj me prokuroritë politike në Gjykatën themelore penale, thuhet në reagimin e partisë. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 21:47