A ngeli shtatzënë në Big Brother? Spjegohet Sara Gjordeni

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 30 Maj, 2024 00:00

A ngeli shtatzënë në Big Brother? Spjegohet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e Big Brother që u komentua më së shumti.

Sa ishte brenda këtij reality shou, ajo u përfol për shumë lidhje dashurie me emra të njohur të estradës.

Pas lidhjes me Bardhin dhe pas njoftimit për shtatzëni, pati aludime të ndryshme nga fansat.

Ndjekësit dyshuan se ajo ngeli shtatzënë sa ishte në Big Brother, meqë tani duket shumë e fryrë.

Sara shpreh të vërtetën, ndërsa thotë: “Ka qenë shtatzënë që në Big se po ti shikonit barkun ka qenë i madh që aty”.

“Unë jam vajzë kam menstruacionet, nëse nuk kuptoni nuk e di çfarë të ju them. Se filluan disa faqe merrnin pamje nga vitet e kaluara, shih si e ka bërë këtu, shih këtu. Qetësohuni nuk kam qenë shtatzënë në Big, se ka kaluar në absurditet”, theksoi mes tjerash zeshkania.

Sara dhe Bardhi tani po jetojnë në Tiranë dhe janë në pritje të një fëmije.

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 30 Maj, 2024 00:00