Bejxhan Iljas: Mbetemi pjesë e Frontit Evropian – bashkë zhvillojmë “betejën” për legjitimitetin!

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 13:07

Bejxhan Iljas: Mbetemi pjesë e Frontit Evropian – bashkë zhvillojmë “betejën” për legjitimitetin!

Kreu i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljas, gjatë një prononcimi për Klan M, ka përgënjeshtruar pohimet e Izet Mexhitit nga koalicioni VLEN se deputetë të partive turke do t`i bashkangjiten shumicës së re.

Sipas Iljasit, PDT-ja mbetet pjesë e Frontit Evropian dhe bashkë me drejtuesit e këtij Fronti do ta zhvillojnë “betejën” për legjitimitetin.

“Nuk ka nevojë që Izet Mexhiti dhe koalicioni VLEN të shqetësohen për PDT-në. Ne mbetemi të përkushtuar për të qenë pjesë e Frontit Evropian dhe bashkë do ta bëjmë “betejën” për të dëshmuar legjitimitetin. Informacionet e këtilla i shërbejnë politikës ditore kurse PDT-ja vendimet i merr në organet partiake. Përsërisim, mbetemi në Frontin Evropian, kurse përgënjeshtrojmë deklaratat e këtilla” – tha Bejxhan Iljas për KlanM.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 13:07