Inzagi takim me drejtuesit, zbulohen objektivat dhe kërkesat në merkato

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:01

Inzagi takim me drejtuesit, zbulohen objektivat dhe kërkesat në merkato

Një atmosferë e siktletshme si dita e parë, nisur nga fakti që “Oaktree” u fut në zyrat e Interit për të takuar trajnerin dhe drejtuesit për të projektuar të ardhmen. Flitet për një plan 3-vjeçar. Në Milano, në zyrat e kampionëve të Italisë u zhvillua takimi i parë operativ pas shtrëngimit të duarve një javë më parë. Në pritje të asamblesë së radhës të aksionarëve që do të mbahet më 4 qershor (ku do të vendoset këshilli i ri dhe pasuesi i Zhangut), për menaxhuesit e fondit amerikan (Alehandro Kano, Katerin Ralf dhe Renato Meduri) ishte momenti për të bërë disa takime dhe për të vazhduar projektin e nisur nga dyshja Antonelo-Marota.

Drejtuesit erdhën në zyrat e klubit pas orës 12:00, ndërsa pas tyre ishin gjithashtu erdhën Inzagi së bashku me drejtorin sportiv Auzilio. Sigurisht që ishte një takim për t’u njohur me trajnerin, por që në ditët e ardhshme do të ketë bisedime ndoshta edhe një për një mes drejtuesve të fondit që tashmë është pronari i ri i Interit dhe Inzagit, Marotta e Ausilio.

Pronarët e rinj duan që Interi të ketë stabilitet ekonomik dhe në atë sportiv. Duan që skuadra të konfirmohet fituese e titullit kampion në Itali, por pa injoruar Ligwn e Kampionwve dhe Botërorin e Klubeve. Janë dy kompeticione shumë të rëndësishme edhe në aspektin ekonomik dhe mbi të gjitha një mundësi për të përmirësuar vlerën e lojtarëve në treg.

Fjalën e tij ka thënë edhe trajneri Simone Inzagi, i cili përmes administratorit ka kërkuar që klubi aktual të mos preket dhe të vazhdojë të qëndrojë i njëjtë, me përjashtim të futbollistëve që janë pa kontratë. Numri një i zikaltërve vë kusht që boshti i ekipit të jetë i njëjti dhe të afrohet një sulmues.

Simones i pëlqen Gudmunson, i cili është prej kohësh nën vëzhgim special nga Auzilio.

Po ashtu çështja e rinovimeve u përfol në tryezën e takimit të parë, por edhe një portier i dytë për të zëvendësuar Somerin. Zikaltrit kanë shënjestruar Benton, por më parë duhet të kenë shitje dhe largimeve të futollistëve që do të rikthehen nga huazimet.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:01