Publikohet “Albania” nga Capital T – kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:28

Publikohet “Albania” nga Capital T – kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri.

“Albania” është kënga zyrtare e Kombëtares së Shqipërisë në finalet e Euro2024.

Ky projekt është shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Tonic dhe Denk.

Foto: Screenshot/YouTube

Për ‘beat’-in u përkujdes Dorantbeats, Bannzz me producim nga Panda Music.

Miksimi dhe masterizimi në ndërkohë u bë nga Avaxus nën drejtimin e Genc Osmanit.

Foto: Screenshot/YouTube

Trim Ademi (emri i vërtetë) ka bërë një interpretim të shkëlqyer e me klip të veçantë, duke përfshirë pak nga të gjitha karakteristikat e gjërat e bukura të Shqipërisë.

Kjo këngë do t’i shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’. /Telegrafi/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:28