Ronaldo humb rekordin në UEFA, El Kaabi është “mbret” i ri

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:02

Ronaldo humb rekordin në UEFA, El Kaabi është “mbret” i ri

Të mërkurën mbrëma, Ronaldo humbi një nga rekordet e tij krenare të UEFA-s, që ndau me Radamel Falkao- dhe ish-bashkëlojtarin e tij, Karim Benzema-n. Gjatë finales së Ligës së Konferencës në Athinë, Olympiakos fitoi pasi një gol i vonë i Ajoub El Kaabi vulosi fitoren 1-0 ndaj Fiorentinës.

Goli i El Kaabi ishte goli i tij i 11-të në fazën eliminatore të garave evropiane, duke e vënë atë përpara Ronaldos, Falkao-s dhe Benzema-s, si njeriu që ka shënuar më shumë gola në një fazë eliminatore të garave të UEFA-s për klube, që nga fillimi i fazës së grupeve.

Ronaldo shënoi 10 gola gjatë Ligës së Kampionëve të vitit 2017, të cilën Real Madridi e fitoi pasi mposhti Juventusin 4-1 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Millenium”.

Benzema arriti të njëjtën shifër në Ligën e Kampionëve të vitit 2022 , me Falkaon që bëri të njëjtën gjë në Ligën e Evropës në vitin 2011.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:02