Shorti, Maqedonia përball Portugalisë dhe Holandës

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:00

Shorti, Maqedonia përball Portugalisë dhe Holandës

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal ka mësuar kundërshtarët e eliminatoreve për Kampionatin Evropian të vitit 2026 në Letoni. Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës e ka pozicionuar Maqedoninën në grupin e 7-të, Kosovën në Grupin 10, derisa Shqipërinë në atë 6.

Maqedonia do garojë me Portugalinë, Holandën dhe Andorrën, ndërsa “Dardanët” do të kenë punë me Francën, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë. Ndërkohë “kuqezinjtë” ndodhen në Grupin 6 dhe do të përballen me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanin.

Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në periudhën nga 9 dhjetor 2024 e deri më 16 prill të vitit 2025 me sistem vajtje-ardhje. 10 vendet e para të çdo grupi do të kalojnë menjëherë në finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit, ndërsa tetë vendet e dyta, më të mira, do të shkojnë në ‘Play-Off’. Ndeshjet e raundit play-off do të luhen në datat 15-24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:00