Shprehën pakënaqësi për fitoren e saj, Egla Ceno reagon ashpër në rrjete sociale

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 22:55

Shprehën pakënaqësi për fitoren e saj, Egla Ceno reagon ashpër në rrjete sociale

Egla Ceno është shpallur fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania 3.

Megjithatë, me këtë nuk u pajtuan një pjesë e madhe, të cilët reaguan ashpër në rrjete sociale.

Aktorja ka bërë një reagim në rrjete sociale duke i kthyer në një mënyrë përgjigje të gjithë atyre që nuk e mirëpritën.

Foto: Screenshot/Instagram

“Unë nuk kam k-ra, nuk kam ndjekës, nuk kam fansa, as fallowers”, nis postimi i saj.

“Numrat e mi në Instagram janë familja ime”, tha Egla tutje.

Foto: Screenshot/Instagram

Në vend të dytë u rendit Julian Deda, kurse vendin e tretë prezantuesi Romeo Veshaj.

Egla u shpreh e lumtur për fitoren, por tha se nuk e priste kurrë këtë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 22:55