Ushtria izraelite njofton se i janë vrarë dy ushtarë në Bregun Perëndimor

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 22:25

Ushtria izraelite njofton se i janë vrarë dy ushtarë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite njoftoi të enjten se dy ushtarë të saj u vranë nga një sulm me veturë në Bregun e uzurpuar Perëndimor.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur shumë gjatë luftës në Rripin e Gazës, pasi Izraeli po i bastis qytezat palestineze në këtë territor për t’i luftuar militantët.

Më shumë se 500 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Bregun Perëndimor gjatë kësaj kohe. Por edhe sulmet palestineze kundër izraelitëve janë rritur njëkohësisht në këtë territor.

Në Rripin e Gazës, palestinezët në qytetin kufitar Rafah raportuan për luftime të ashpra në dy ditët e fundit. Izraeli është duke e zgjeruar ofensivën në Rafah dhe tashmë e ka marrë në kontroll tërë pjesën kufitare të Gazës me Egjiptin.

Luftimet në Gazë i kanë detyruar tashmë mbi 1 milion palestinezë të iknin, shumica e të cilëve ishin zhvendosur atje nga pjesë të tjera të Gazës për të kërkuar strehim nga lufta e Izraelit kundër Hamasit grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 22:25