VMRO: 12 drejtues të kirurgjisë nuk thanë asnjë fjalë për mosfunsionimin e departamenteve

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 19:17

VMRO: 12 drejtues të kirurgjisë nuk thanë asnjë fjalë për mosfunsionimin e departamenteve

“Janë 12 departamente që nuk funksionojnë normalisht për dy javë në kirurgji dhe asnjë fjalë e vetme nuk është thënë nga 12 drejtues e drejtorë për kollapsin e shëndetësisë terciare”, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stilkovski lidhur me mosfunksionimin e sallave kirurgjikale në qendrën klinike “Nëna Tereze”.

NAUM STOILKOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-SË

Kjo është sjellje e turpshme dhe joetike, të presësh fundin e mandatit me duar të mbledhura, përderisa rënia e Kirurgjisë ka mbingarkuar të gjitha spitalet në Maqedoni, dhe pacientët presin për operacione. Është e turpshme që nga pakujdesia dështon Klinika e Kirurgjisë, që pacientët të shkojnë në spitale private, me shpenzimet e tyre apo me shpenzimet e shtetit”.

Ministri i shëndetësisë Ilir Demiri në konferencë për media të hënën duke iu referuar mosfunksionimit disaditor të sallave kirurgjikale tha se ato janë vjetra rreth 30 vjet dhe se do të shfrytëzojnë kompresorë të jashtëm derisa nuk marrin dokument të vlefshëm për korrektësi. Demiri tha se problemi është avaria në stacionin kompresor për të cilin priten hetime nga Gjermania, si dhe hetim i Prokurorisë Publike. 

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 19:17