BE sanksionon Iranin për dronët në Rusi

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 21:56

BE sanksionon Iranin për dronët në Rusi

Bashkimi Evropian njoftoi të premten sanksione të reja kundër Iranit për dërgimin e dronëve në Rusi.

“Këshilli miratoi sot masa kufizuese kundër gjashtë individëve dhe tre subjekteve për rolin e tyre në transferimin e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) në Rusi në mbështetje të luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës; transferimi i UAV-ve ose raketave te grupet dhe subjektet e armatosura që minojnë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Detit të Kuq; ose për përfshirje në programin UAV të Iranit”, thuhet në deklaratë.

Lista përfshin Khatam al-Anbiya, Kavan Electronics Behrad LLC, Marinën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGCN), si dhe “Ministrin e Mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, Mohammad-Reza Gharaei Ashtiani”, … dhe “kreun i Organizatës së Industrive të Aviacionit Iranian të listuar në BE (IAIO), Afshin Khaji Fard

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 21:56