Finalja në “Uembli”: Kurtua në portën e Realit, Rojs nis ndeshjen nga pankina

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 19:58

Finalja në “Uembli”: Kurtua në portën e Realit, Rojs nis ndeshjen nga pankina

Më 1 qershor, në stadiumin “Uembli” të Londrës do të luhet finalja e LIgës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borusia Dortmundit. Të dyja ekipet janë duke kryer përgatitjet e fundit për këtë sfidë të madhe, që mbyll një sezon të gjatë e të lodhshëm.

Te Real Madrid (4-3-1-2), pritet që në portë të jetë titullar belgu Tibo Kurtua. E para është përvoja që ai ka në të tilla ndeshje, ndërkohë që Lunin, që luajti titullar shumicën e sezonit, ka patur një probleme shëndetësor dhe do të udhëtojë më vonë drejt Londrës.

Pra, duket se edhe dyshimi i vetëm që kishte trajneri Karlo Ançeloti është zgjidhur. Në mbrojtje pritet të luajnë Karvahall, Rudiger, Naço e Mendi, ndërsa në mesfushë Kamavinga, Kros e Valverde. Në sulm, treshja Belingam, që luan pas Vinicius Jr dhe Rodrigo.

Te Borussia Dortmund (4-2-3-1) nuk priten surpriza, ku në fushë pritet të zbresë skuadra që eliminoi PSZH-në në gjysmëfinale. Kjo do të thotë që Rojs do ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërkohë që do të mungojë Bonsebaini.

Në portë do të jetë Kobel, që do të ketë para Rajersonit, Humells, Shloterbek e Matsen. Në mesfushë do të jenë Sabitzer e Emre Çan para mbrojtjes, ndërsa Brandt, Adejemi e Xhadon Sanço në mbështetje të sulmuesit Fullkrug.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 19:58