Fronti Europian e nis me Deklaratë, përfundon me Referendum

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 22:32

Fronti Europian e nis me Deklaratë, përfundon me Referendum

Të dielën, Fronti Evropian i kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim në Tetovë do të paraqesë Deklaratën për mbrojtjen e legjitimitetit të votës shqiptare dhe të etnive tjera, ndërsa e njëjta pritet të firmoset nga të gjithë zyrtarët e partive të koalicionit Frontit Evropian, madje edhe deri te këshilltarët komunal që përfaqësojnë partitë në fjalë, shkruan gazeta KOHA.

Deklarata, ku përfshihen arsyetimet se përse është e rëndësishme mbrojtja e votës dhe vullneti i qytetarëve në zgjedhje të lira, është përgatitur nga BDI si kryesuese e Frontit, ndërsa është hapi i parë që Fronti Europian ndërmerr për të mbrojtur, siç thonë ata, legjitimitetin e fituesit në kampin shqiptarë. Me Deklaratën, siç thonë në Frontin Europian, do të njoftohen të gjitha ambasadat në vend, ndërsa ka nis edhe një fushatë për sensibilizimin e çështjes edhe tek faktori ndërkombëtar jashtë vendit.

Hapi i dytë, siç merr vesh gazeta KOHA, do të jetë organizimi i debateve publike në secilin qytet dhe vendbanim të madh në vend, ndërsa “fushata” do të përfundojë me grumbullimin e 150 mijë nënshkrimeve për organizimin e një Referendumi, pyetja e së cilës nuk është përcaktuar akoma sesi do të jetë. (koha.mk)

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 22:32