Giorgia Meloni vizitë zyrtare në Tiranë, ja ku pritet të mbërrijë kryeministrja e Italisë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 19:47

Giorgia Meloni vizitë zyrtare në Tiranë, ja ku pritet të mbërrijë kryeministrja e Italisë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë me 5 qershor.

Vizitën e Melonit Top Channel e ka konfirmuar me burime nga kryeministria, por nuk dihen detaje dhe as agjenda e saj.

Sipas mediave italiane, mendohet se fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin që do të ngrihet në Gjadër për të pritur emigrantët, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga dy shtetet.

Verën e kaluar kryeministrja italiane ishte për një vizitë jozyrtare në Vlorë së bashku me familjarët e saj pak muaj para se te finalizohej marrëveshja për emigrantët në Romë gjatë vizitës së Ramës.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 19:47