Gjorçev: Marrëveshja me Bullgarinë mund të rinegociohet!

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 19:40

Gjorçev: Marrëveshja me Bullgarinë mund të rinegociohet!

Komisioneri evropian Oliver Varhelyi tha pak ditë më parë se Marrëveshja me Bullgarinë nuk mund të rinegociohet.

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bullgari, Marjan Gjorçev tha në emisionin “TV21” se në një artikull të Marrëveshjes me Bullgarinë lejon që ajo të rinegociohet.

“Propozimi francez nuk është i mirë për Maqedoninë. Marrëveshja me Bullgarinë mund të rinegociohet. Ka një nen që thotë se mund të rinegociohet”, tha Gjorçev.

Në pyetjen se Varhelyi tha se nuk është ai që mund të rinegociohet, Gjorçevi u shpreh:

“Varhelyi tani do të zëvendësohet. Nuk do të jetë ai, do të jetë dikush tjetër. Ky është shansi. Së pari ka një shans sepse ka zgjedhje në Bullgari dhe do të shihni se kush janë ato forca. Në Bullgari ka shumë politikanë racionalë që e vlerësojnë Maqedoninë. Personalisht, mendoj se mund të negociojmë me këta njerëz nga GERB. Petkov ka qenë në VMRO-DPMNE, kemi biseduar shumë konstruktivisht, zgjuarsi se si të tejkalohen problemet. Ju keni të drejtë të propozoni një aneks të asaj kontrate. Dhe LSDM-ja kur e pa se ishte qorrsokak, duhej të propozonte ndryshime”, tha Gjorçev.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 19:40