Mbështetja e Turqisë për Kosovën, Kurti takon Fidan

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 22:34

Mbështetja e Turqisë për Kosovën, Kurti takon Fidan

Krahas takimit dhe drekës së punës me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan bashkë me zëvendëspresidentin Cevdet Yilmaz dhe ministrin e Mbrojtjes Yashar Guler, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit sonte në takim edhe nga shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan.

Në takim u diskutua rreth fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në realizimin e projekteve të përbashkëta në ekonomi, rritjes së shkëmbimit tregtar dhe mbështetjes së Turqisë në siguri, mbrojtje dhe integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Duke shprehur mirënjohjen për marrëdhëniet bilaterale, kryeministri Kurti nënvizoi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të Turqisë për rajonin si dhe për paqen e sigurinë në Kosovë përmes pjesëmarrjes në misionin paqeruajtës KFOR.

Ndryshe, ky ishte takimi i parë ndërmjet Kurtit dhe Fidan pasi ky i fundit ka marrë detyrën e ministrit të Jashtëm.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 22:34