Modelja ukrainase padit për “sulm” organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 20:34

Modelja ukrainase padit për “sulm” organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë

Një modele ukrainase ka bërë të ditur se ka paraqitur një ankesë ligjore kundër organizatorëve të Festivalit të Filmit në Kanë, pasi pretendoi se ishte sulmuar nga një roje sigurie në tapetin e kuq.

Sawa Pontyjska ishte një nga të ftuarit e shumtë që u filmuan në ngjarjen prestigjioze franceze. U ankua edhe këngëtarja Kelly Rowland, ndërkohë që u bënë virale edhe pamjet e gardës me aktoren koreano-jugore Yoona dhe aktoren Massiel Taveras.

Pontyjska, një prezantuese tha për BBC se ishte ajo që i kishte ndodhur ishte “brutale”.

Të mërkurën, ajo postoi fotografi të dokumenteve që akuzonin festivalin për “sulm fizik dhe dëmtim psikologjik”.

Ajo tha se reputacioni i saj ishte dëmtuar gjithashtu dhe po kërkon 100,000 euro (85,000 £) si dëmshpërblim.

Organizatorët e festivalit nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment ndaj kësaj ankese.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 20:34