“Ngriva me vajzën në krahë!” Alban Skënderaj kujton emocionet në sallën e lindjes kur u bë baba

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 20:34

“Ngriva me vajzën në krahë!” Alban Skënderaj kujton emocionet në sallën e lindjes kur u bë baba

Në episodin e radhës së podcastit “Inspire” me Alketa Vejsiun, publiku shqiptar ka mundësinë të njohë në një tjetër dimension një prej ikonave të muzikës shqiptare, Alban Skënderajn. Me një karrierë që shtrihet në dy dekada, Albani ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me publikun përmes këngëve të tij që pasqyrojnë dashurinë, dhimbjen, shpresën dhe jetën në të gjitha dimensionet e saj.

Mes të tjerash ai rrëfeu një eksperiencë të jashtëzakonshme, siç ishte prania në salljen e lidnjes, kur erdhi në jetë vajza e tij, Ameli.

“Vajza lindi në Gjermani. Miriami bëri lindje natyrale sepse ishte më e shëndetshme. Pati një process shumë të gjatë, 17 orë kontraksione dhe ato epiduralet nuk po i bënin efekt. Në momentin e parë që lindi vajza ata kishin një rregqë duhet t’ia jepnin babait që ta mbante në gjoks sepse është një energji që duhet të shkëmbehet mes prindit dhe fëmijës. Imagjino një prind të ri që merr një gjë kaq të brishtë. Dhe ata ma lënë në gjoks dhe ikën. Dhe un thashë “Ok, 5 minuta.” Kaluan 20, kaluan 30, ngriva sepse edhe emocion, edhe merak. Nuk bërtisja dot se kisha frikë mos zgjoja vajzën. Por, ndjeva një emocion që nuk përshkruhet me fjalë. E jashtëzakonshme.”-tha Albani.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 20:34