Vdes poeti korçar, Skënder Rusi

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 20:22

Vdes poeti korçar, Skënder Rusi

Ka vdekur në moshën 72-vjeçare poeti i njohur korçar, Skënder Rusi.

Një poet lirik i cili la pas një krijimtari shumë të pasur me plot 25 vëllime me poezi, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 vazhdoi të jetë drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, në Korçë.

Ka botuar tetë libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”. Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi e vende të tjera.

Krijimtaria poetike e Skënder Rusit është pasuria më e madhe që poeti la Devollit ku lindi e u rrit, Korçës ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij ashtu siç i la një pasuri poetike të gjithë shqiptarisë.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 20:22