Xherom Boatengu nga Salernitana kalon në futbollin austriak

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 19:55

Xherom Boatengu nga Salernitana kalon në futbollin austriak

Mbrojtësi gjerman, Xherom Boateng, ka gjetur klubin e ri pas largimit të tij nga Salernitana. Boatengu, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën LASK Linz, ku luan edhe ylli i kombëtarës së Kosovës, Valon Berisha.

Mbrojtësi gjerman, këtë sezon bëri 7 paraqitje në Serie A për skuadrën e Salernitanës, ku iu bashkua në janar pas shkëputjes së kontratës me Olimpik Lionin.

Për fat të keq, Boatengu, bashkë me Salernitanën kanë rënë në Serie B, duke përfunduar në vendin e fundit në tabelë me vetëm 17 pikë./IndeksOnline/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 19:55