Mesazhe kërcënuese për ekzistencën e shtetit!

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2024 16:39 Përditësuar

Mesazhe kërcënuese për ekzistencën e shtetit!

Në mbledhjen e stukturave partiake të subjekteve të Frontit Europian ku mes të tjerash u nënshkrua edhe deklarata politike, disa prej liderëve të Frontit Europian lëshuan edhe mesazhe kërcënuese. Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi rikujtoi referendumin për autonomi politiko-territoriale, Ziadin Sela nga ASH madje pyeti Mickovskin se ku ne shqiptarët dhe komunitetet tjera ta shprehim legjitimitetin në këtë vend do ta vizatojmë edhe vetë, do të dimë ta zgjedhim vetë. E kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha tha që në vitin 2001 është përmbyllur Marrëveshja e Ohrit dhe çdo veprim jashta asaj marrëveshje prish stabilitetin dhe politikën në vend. Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi u shpreh që ka edhe rrugë të tjera për të mbrojtur këtë legjitimitet, përcjell Flaka.

“Maqedonia është i vetmi shtet në Ballkan pas viteve 90-të, që ngeli i pa cenueshëm në territor, në tokë dhe në kufi, dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht, kjo ka ndodhur në rend të parë me kompromisin madhor të shqiptarëve, po kompromisi madhor i shqiptarëve është bërë me një kusht, Maqedonia të bëjë çfarë të bëjë, fundin, finalen ta ketë në NATO dhe BE, përndryshe janë dokumente, nuk janë shaka, shqiptarët e Maqedonisë e kanë referendumin për autonomi politiko-territoriale”, tha Thaçi.

“Në qoftë se Hristijan Mickoski ka gjetur vendin se ku maqedonasit e shprehin legjitimitetin e tyre 54%, atëherë ose duhet të na tregojë vendin ku ne shqiptarët dhe komunitetet tjera ta shprehim legjitimitetin tonë dhe të zgjedhim përfaqësuesit tonë politik, ose po…ne këtë vend do ta vizatojmë edhe vetë, do të dimë ta zgjedhim vetë”, tha Sela.

“Deri sa të tjerët tentojnë të sprovojnë Frontin Euripian, unë ju them se në këtë moment po sprovohet shteti dhe ardhmëria. Në vitin 2001 është përmbyllur Marrëveshja e Ohrit dhe çdo veprim jashta asaj marrëveshje prish stabilitetin dhe politikën në vend. Prandaj jap zotimin tim që si PDE qëndrojmë prapa mbrojtjes së votës së qytetarëve dhe legjitimitetit”, tha Hoxha. 

“Fronti Europian ka bërë ndryshim duke bashkuar etnitetet sepse një kohezion i tillë ndëretnik do të sjell ndryshimin e mirëpritur për të gjithë qytetarët. Ata, VLEN-i thonë se 3-4 deputetë nga Fronti Europian do të kalojnë tek ata, mirëpo unë po I pyes se me cilën këmbë? Me të djathtën apo me të majtën? Me të djathën hyjnë ata që kanë legjitimitet, me të majtën hyjnë vazalët e Mickoskit. Kemi dëshmuar se Fronti nga 30 komuna shqiptare, në 20 ka korrur fitore, ndaj në do t’I rrijmë në vi besimit që na e dha populli dhe do ta mbrojmë me dinjitet legjitimitetin. Besoni fuqishëm se ne do të mbrojmë vlerat e Marrëveshjes së Ohrit, përndryshe ka edhe rrugë të tjera për të mbrojtur këtë legjitimitet…”, deklaroi Zejdi.

Më i përmbajtur ishte lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili u shpreh që me qëllim që të rrisim vëmendjen se në çfarë drejtimi ne po na rrezikohet një marrëveshje e arritur me plot sakrificë dhe me gjak, duke shtuar se deklarata politike do t’u drejtohet të gjitha institucioneve vendore, por edhe qendrave ndërkombëtare. Flaka Media

Lexo edhe:

Çka parashikon deklarata e miratuar nga Fronti Europian

Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjetVIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2024 16:39 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.