Përgatitjet e fundit për në Haxh, nga Gostivari do të udhëtojnë 469 nijetlinjë

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2024 19:46 Përditësuar

Përgatitjet e fundit për në Haxh, nga Gostivari do të udhëtojnë 469 nijetlinjë

Muftinia e BFI-Gostivar, organizoi një takim në lidhje me njoftimin e kandidatëve të rinj për kryerjen e Haxhit të vitit 2024\1445 h. 

Në këtë takim morrën pjesë kreu më i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu i shoqëruar nga Muftiu, H. Sabahudin ef. Zendeli, ish Reisul Ulema i BFI, H. Hfz. Arif ef. Emini, stafi i Muftinisë, hoxhallarët udhëheqës nga territori i Gostivarit, mjekët për në Haxh si dhe 448 haxhinjtë e rinj.

Programin nën udhëheqjen e referentit H. Mallzim ef. Zendeli, e filloi me leximin e Kuranit Famëlartë, Mr. Elyesa ef. Asani-koordinator i haxhit 2024/1445. Në këtë takim u bisedua rreth mënyrës së kryerjes së Haxhxhit, rregullave dhe dispozitave të tij.

Në vazhdim të këtij programi, fjalën e parë në cilësinë e nikoqirit me sqarime të posaçme, e kishte Muftiu i Muftinisë së BFI-Gostivar, H. Sabahudin ef. Zendeli, i cili këtë vit është zv. Kryetar i Kryesisë së Haxhit në nivel qendror, ku tregoi mbi vlerën dhe rëndësinë e Haxhit, e mbi të gjitha për emocionet që i përshkojnë Haxhinjtë e rinj nga këtu e më tej. Ai përmendi edhe ditët e qëndrimit në Mekke dhe Medine, kushtet e përgatitura atje, rëndësinë e veprimit efikas në haxh, durimin dhe mbi të gjitha koordinimin me udhëheqësit fetarë dhe mjekët.

Fjalën e rastit e mbajti Reisul Ulema i BFI, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, i cili tha se ndjehet i kënaqur që me ftesë të Muftiut është para haxhinjve nga Gostivari me rrethinë.

Reisul Ulemaja potencoi angazhimin e tij dhe të kryesisë së haxhit, që edhe këtë vit haxhi të jetë më i përgatitur dhe i organizuar ngase në shtetet e Ballkanit, jemi rekord me numër haxhinjsh prej 2.040 në nivel të shtetit, kurse nga vet Ministri i Haxhit kam marrë lëvdata për vitin e kaluar, e këtë vit jemi në vendin e pestë nga 300 shtete, në nivel organizativ. Çdo gjë do të jetë sipas planifikimit inshallah, duke shpresuar te i Madhi Zot, me haxh të pranuar”, tha më tej Reisul Ulema, duke uruar të gjithë nijetlinjtë.

Më pas, fjalë pati edhe mjeku Dr. Vesel Salmani, i cili dha rekomandimet mjekësore për të gjithë nijetlinjtë.

Në fund, u bë duaja e përgjithshme nga ish-Reisul Ulema i BFI, H. Hfz. Arif ef. Emini.

Pas kafjallit, u ndanë ihramet, librat, çantat, shamitë dhe bexhat për çdo një kandidat për haxh.ë, nën përkujdesin e Hfz. Jusuf ef. Xheladinit-referent pranë Muftinisë së BFI-Gostivar.

Vlen të theksojmë se nga territori i Muftinisë së BFI-Gostivar, këtë vit ka një numër së bashku me ekipin fetar dhe mjekësor prej 469 personave. GS

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2024 19:46 Përditësuar