“Dhëndrri i Kosovës” vjen te miqtë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 21:51

“Dhëndrri i Kosovës” vjen te miqtë

Futbollisti i Borussia Dortmund Karim Adeyemi, ka ardhur në Kosovë.

Ai po qëndron bashkë me kapitenin e skuadrës Emre Can.

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka publikuar një fotografi me të.

“Me dy yjet e futbollit të Borusia – Dortmund dhe Gjermanisë, me kapitenin Emre Can dhe dhëndrin e Kosovës, Karim Adeyemi”, ka shkruar ai.

Futbollisti u bë i njohur tek ne pasi është në lidhje me këngëtaren Loredana Zefi.

Ndryshe Borussia Dortmund pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Real Madridi, në finalen e Champions League.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 21:51