Efi flet për planet e martesës dhe fëmijët

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 20:34

Efi flet për planet e martesës dhe fëmijët

E ftuar në spektaklin e djeshëm të “Në Kurthin e Piter Pan” ishte Efi Dhedhes. Siç e dimë, ose të paktën siç e ka deklaruar ajo, Efi është beqare.

Ajo i ka dhënë fund një lidhjeje kohë më parë për të cilën ka folur dhe publikisht ndonëse nuk ia kishte zbuluar identitetin partnerit.

Por edhe pse ende beqare, ajo mendon dhe i ka planet e qarta për martesën dhe familjen e saj të ardhshme.

“Dua një familje të vogël jo shumë të madhe. Unë jam shumë e lumtur dhe mund të them që jam në fillimet e mia që të kuptoj se çfarë është lumturia.”- është shprehur ajo.

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 20:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media