Enciklopedia shqiptare, takimi mes akademive të shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 20:24

Enciklopedia shqiptare, takimi mes akademive të shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës

Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizuan një takim raportues në lidhje me punën për krijimin e Enciklopedisë Shqiptare, projekti i tretë madhor, pas fjalorit dhe historisë së Shqipërisë.

Tashmë është arritur njësimi i Enciklopedisë Shqiptare me kriteret e miratuara nga redaksia qendrore.

Tashmë është përmbyllur puna me fjalësin e integruar. Kjo enciklopedi do të përqendrohet në hapësirën mbarëshqiptare, duke paraqitur të vërtetën tonë në mënyrë shkencore. Por edhe duke u përballur me enciklopedinë e Malit të Zi apo Maqedonisë së Veriut.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 20:24