Gjoba për kryeministrin Xhaferi dhe ministrin Demiri, ja arsyet?

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 19:35

Gjoba për kryeministrin Xhaferi dhe ministrin Demiri, ja arsyet?

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të shtunën ka paralajmëruar kryeministrin Talat Xhaferin dhe ministrin e shëndetësisë, Ilir Demirin se duhet të respektojnë ligjet dhe për shkak se janë pjesë e përbërjes së re parlamentare duhet të heqin dorë nga postet e kryeministrit teknik dhe ministrit teknik të shëndetësisë, pasi që janë zgjedhur deputetë.

Siç mëson “Telma”, edhe ditën e sotme ata të dy kanë nënshkruar dokumente me firmën e tyre në ministri, çka tregon qartë se ata janë ende në pozita të dyfishta, që nuk janë në pajtueshmëri me ligjet.

Nga Antikorrupsioni thonë se edhe ata do të gjobiten nëse nuk heqin dorë nga një funksion.

“Në këtë rast ka papajtueshmëri, pra një institucion ose një person kryen funksione të dyfishta. Në atë rast, Antikorrupsioni ka obligim ligjor që të inicojë procedurë penale në pajtim me nenin 105, i cili parasheh se të zgjedhurit dhe të emëruarit i shqiptohet gjobë prej 300 deri në 500 euro në denarë ku kemi konstatuar papajtueshmëri me detyrën”, tha kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Tatjana Dimitrovska.

Afati është fundi i ditës së sotme, tha Dimitrovska, e cila i rikujton deputetët se duhet t’i respektojnë ligjet dhe të mos punojnë në kundërshtim me to.

Si arsyetim për situatën, Xhaferi dhe Demiri thanë se do të ngrijnë funksionet parlamentare deri në zëvendësimin e tyre nga qeveria e re, por një zgjidhje e tillë nuk është e paraparë në Kushtetutë dhe ligje.(INA)

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 19:35