“Hamiltoni mund të mposht Leklerkun, nëse i jipet makinë konkurruese”

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 20:12

“Hamiltoni mund të mposht Leklerkun, nëse i jipet makinë konkurruese”

Piloti britanik Luis Hamilton do të garojë me Ferrarin vitin tjetër në Formula 1, duke braktisuar makinën “Mercedes”, me të cilën bëri historinë. Drejtori sportiv i “Mercedes”-it, Toto Volf, nuk është aspak xheloz për këtë lëvizje, madje ai beson se 7 herë kampioni i botës mund të shpallet kampion me “kokëkuqen”.

“Nëse Ferrari mund t’i japë Luisit një makinë konkurruese, ai mund të fitojë një kampionat botëror, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Madje ai mund ta mposhtë Leklerkun, pasi ka më shumë përvojë, grintë dhe di si të menaxhojë momentet vendimtare të një sezoni”, u shpreh Toto Volf.

“Unë gjithmonë do të kem një marrëdhënie personale me Luisin dhe do të shikoj prapa në momentet e shkëlqyera, profesionale dhe personale. Kur Luisi të transferohet te Ferrari, ai do të bëhet kundërshtar, por unë do t’i uroj gjithmonë ditë të lumtura”, shtoi drejtuesi i Mercedes.

“Fillimisht ai më tha se do të qëndronte, më pas vendosi të shkonte. Por njerëzit ndryshojnë mendje dhe gjithashtu rrethanat ndryshojnë. Opinionet duhet të respektohen dhe unë nuk kam asnjë inat ndaj tij, përkundrazi, i uroj më të mirë”, deklaroi Volf.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 20:12