Merr formë UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 00:06 Përditësuar

Merr formë UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM

Zgjidhen organet e Unionit

Pas konsultimeve, debateve, sidomos në dy mbledhjet e fundit me drejtuesit dhe përfaqësuesit e shoqatave të Gostivarit në Mërgim dhe grupit nismëtar për themelimin e Unionit, merr formë Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.

Në mbledhjen e fundit të mbajtur me 1 Qershor 2024, në Effretikon të Cyrihut (te IKD Debresh), morën pjesë përfaqësuesit e shoqatave për në Union dhe grupi nismëtar. Përpara mbledhjes së 1 qershorit, grupi nismëtar i ka ri-kontaktuar të gjitha shoqatat gostivarase në Mërgim, për caktuar përfaqësuesit e tyre, u është dërguar statuti i ri 6-të faqoshe të Unionit dhe Logo e Unionit.

Në mbledhje morën pjesë përfaqësues nga 10-të shoqata gostivarase si Shoqata Rinia e Reçanit, Shoqata Humanitare Forina – Zvicër, Shoqata Vepro – Ndihmo, Shoqata Rinia Turçan i Madh, Shoqata Humanitare Fshati Patalisht-ch, Shoqata Baftir Jakupi, Llapushnik, Shoqata Tërnova, Integration Kulturverein Debresh, Shoqata E Diasporës Sërmnova dhe grupi nismëtar për themelimin e Unionit.

Në mbledhje edhe pse kishin paralajmëruar pjesëmarrje dhe kishin caktuar përfaqësues, për arsye personale, nuk morën pjesë edhe nga dy shoqata tjera, nga Shoqata Turçan i Madh dhe nismëtarët e shoqatës Rinia e Vërtokut.

Nga Shoqata Strajani i Bashkuar paraprakisht kemi marr mbështetje për çfarëdo vendimi që do të marrët, njashtu edhe Rinia e Vërtokut.

Sa i përket shoqatave tjera, 5 shoqata aktualisht nuk kanë caktuar përfaqësues në Union, ndërkaq tre të tjera nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Mbledhjen e hapi dhe udhëhoqi Kasam Selimi drejtues i grupit nismëtar për themelimin e Unionit. Ai i ri-informoi përfaqësuesit e pranishmit për hapat që janë ndërmarr nga grupi nismëtar për themelimin e Unionit, si turneu i futbollit i 27 Janarit të vitit 2024, vendosja e kontaktit me të gjitha shoqatat gostivarase në Mërgim, hapja e llogarisë bankare, përgatitjes së logos së Unionit, përgatitja e statutit të ri dërguar shoqatave me 23 Prill 2024.

Emri i Unioni u plotësua me Shqiptare, pra emri i plotë në çdo version të gjatë ose të shkurtër do të jetë, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.

Pas diskutimeve të hapura dhe frytdhënëse, pyetjeve dhe përgjigjeve midis përfaqësuesve të shoqatave dhe grupit nismëtar, sidomos pikën sa i përket statutit, i njëjti u plotësua dhe u përmirësua për të hequr çfarëdo dileme dhe paqartësie për sa i përket themelimit të Unionit.

Pasoi verifikimi i kuvendarëve të Kuvendit të Përgjithshëm të Unionit.

Kuvendarë u zgjodhën përfaqësuesit e shoqatave dhe mërgimtarë gostivarase, të cilët në Kuvend nuk përfaqësojnë asnjë shoqatë tjetër, pasi që me Statut është e lejuar që çdo gostivarase mund t’i bashkohet Unionit, por në rast se ai/ajo nuk vjen përfaqësues nga ndonjë shoqatë, ai/ajo në Union nuk përfaqëson asnjë shoqatë apo vendbanim, pra vetëm vetveten dhe vetëm rast të zgjedhjes në ndonjë pozitë drejtuese në kryesinë e ngushtë të Unionit, ai/ajo atëherë e përfaqëson Unionin.

Anëtarë të Kuvendit u Zgjodhën:

Gezim Sulejmani (Shoqata Xhemil Islami Raven)
Arsim Lumani (Shoqata Vepro Ndihmo)
Emrli Fazliji (Shoqata Tërnova)
Ilir Tairi (Shoqata Rinia Turçan i Madh
Setki Ademi (Shoqata Baftir Jakupi, Llapushnik Baftir Nuredini (Shoqata Forina, Zvicër)
Adem Mehmedi (Shoqata Diaspora, Sërmnovë) Lazam Bajrami (Shoqata fshati Patalisht)
Kujtim Mersini (Shoqata Rinia e Reçanit)
Mevlan Izairi
Kasam Selimi

Kuvendarët vendosën që me Kuvendin të Udhëheq Sekretari i Unionit.

Kuvendarët e rinj, kaluan më pas në pikën për zgjedhjen e kryesisë parë dhe fuqiplote të zyrtare të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.

Pasi grupi nismëtar paraprakisht njëzëri deklaruan se mandati i tyre si grup nismëtar dhe vullnetar përfundon, të gjithë kuvendarët e zgjedhur kishin të drejtën të zgjidhen në kryesinë e re 7-të anëtarëshe të Unionit.

Me Propozim të kuvendarit Arsim Lumani (Shoqata Vepro Ndihmo) të pranuar edhe nga kuvendarët tjetër dhe pa asnjë propozimi tjetër, për një mandat dyvjeçar me Unionin e Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim,
U VENDOS që të zgjidhen dhe të udhëheqin:

Kasam Selimi, Kryetar
Baftir Nuredini, Nënkryetar
Setki Ademi, Sekretar
Ilir Tairi, Arkëtar
Mevlan Izairi, Anëtar
Ermli Fazliji, Anëtar
Adem Mehmedi, Anëtar

U vendos që në vendimmarrjet dhe mbledhjet e kryesisë së Unionit, të jenë pjesëmarrës edhe kuvendarët tjerë, në veçanti përfaqësuesit e shoqatave, me qëllim që të jenë në vazhdimësi të informuar dhe në vendimmarrje.

Kuvendarët më pas vendosën që dy aktivitet e ardhshme të Unionit të jenë, organizimi i një manifestimi për festat kombëtare të Nëntorit dhe turneu tradicional në Futboll.

Në çdo aktivitet të përbashkët, të gjitha shoqatat gostivarase anëtare ose jo anëtare të Unionit, do të jenë të informuar për të marr pjesë dhe mesazhi nga takimi është se të gjitha shoqatat janë të mirëseardhura të bashkëngjiten në aktivitet, kurdo që ata vendosin.

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 00:06 Përditësuar