Nga Qeveria nuk ka përgjigje nëse janë hequr plotësisht subvencionet e energjisë elektrike

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 21:03

Nga Qeveria nuk ka përgjigje nëse janë hequr plotësisht subvencionet e energjisë elektrike

Subvencionet e energjisë elektrike që shteti pretendonte se i jepte janë zhdukur nga llogaritë, përcjell FLAKA.

Në faturat e fundit që kanë marrë qytetarët, nuk ka më asnjë pasqyrë të përqindjes së ndihmës së qeverisë, para që janë transferuar nga buxheti i shtetit direkt në EMV me vendim të Qeverisë, me qëllim që, siç pretendonin autoritetet, të subvencionohen faturat e amvisërive. Përqindja fillimisht, në kulmin e krizës energjetike, ishte mbi 90%, dhe më pas ra në 82.4%.

“Do të ishte e gabuar t’u thuash qytetarëve se ka subvencion kur çmimi i EMV-së është 57 euro dhe ka ditë që çmimet në treg janë deri në 20 euro, thjesht zhvillimet në treg janë të tilla që për pjesa më e madhe në dy-tre muajt e fundit çmimi është rreth 60, 70 euro… Në këtë periudhë nuk ka nevojë të publikohen sepse çmimi i tregut dhe ky çmim janë këtu diku…”, tha Marko Bislimovski – kryetar i KRRE.

E pyetëm Qeverinë nëse janë hequr plotësisht apo jo subvencionet, por nuk kemi marrë përgjigje deri më tani.

Ndërkohë, është duke u përpiluar çmimi i ri i energjisë elektrike. EVN Home pritet të shpallë tenderin këtë javë, pas së cilës do të dihet se çfarë çmimi do të paguajnë qytetarët nga 1 korriku. Po ashtu, organi rregullator analizon edhe nëse këtë dimër, në vend të dy, qytetarët do të marrin tre orë tarifë të lirë të energjisë elektrike gjatë ditës. Sipas analizave të organizatave joqeveritare, rreth dy të tretat e popullsisë në vend jeton në varfëri energjetike.

“Përfituesit e të ardhurave minimale të garantuara që marrin subvencionimin e energjisë elektrike e marrin atë vetëm në muajt e dimrit, por në muajt e verës ndoshta duhet të freskohen në autobusët dhe qendrat tregtare të JSP, nëse ato janë të vetmet vende me ajër të kondicionuar ku mund të freskohen”, tha Biljana Dukovska – Shoqata e gjelbër për shoqëri të gjelbër.

Ndryshe, në Shkup u mbajt konkursi i katërt socio-ekologjik, ku u debatua për politikat energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, dhe mesazhi që iu dërgua qeverive është që të fokusohen në masa afatgjata dhe jo afatshkurtra. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 21:03