Përpjekje e re e Gjykatës Kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ri

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 10:31

Gjyqtarët kushtetues sot në përpjekje të re për të zgjedhur kryetarin e Gjykatës Kushtetuese pas gjashtë përpjekjeve të dështuara në ditët e kaluara në të cilat asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të mbledhë dy të tretat e mbështetjes nga kolegët e tyre, pra të marrë gjashtë vota për t’u zgjedhur njëra nga dy kandidatet Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Ana Pavlovska Daneva.

Kreu i ri i Kushtetueses duhet të zëvendësojë kryetaren paraprake, Dobrila Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës skadoi të dielën, më 2 qershor.

Sipas Rregullores së Punës, Gjykata Kushtetuese në seancë zgjedh kryetarin e Gjykatës nga radhët e gjyqtarëve me dy të tretat e shumicës së numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve, me votim të fshehtë.

Më 30 maj, në Gjykatën Kushtetuese dështuan edhe katër përpjekje për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, ku asnjë nga kandidatët e propozuar nuk mori shumicën e nevojshme. Ndërsa edhe më 31 maj dështuan dy përpjekje të tjera, pra gjithsej gjatë përpjekje.

Kryetarja e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, në një konferencë për media më 29.05.2024, prezantoi disa nga aktivitetet gjatë mandatit të saj trevjeçar.

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 10:31